Site icon PORTALB

Janë zhdukur dy fëmijë të përkujdesur në Shtëpinë “25 Maji”

MPB

MPB

Dy minorenë nga shtëpia për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup pardje janë larguar në drejtim të panjohur.

MPB informoi se në Stacionin policor – Çair, një e punësuar në Shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup, ka denoncuar se në datën 3 të këtij muaji në periudhën nga ora 12:30 deri në 13:30, nga shtëpia në drejtim të panjohur janë larguar dy fëmijë të moshës 15 dhe 12 vjeçare.

Ndërmerren masa për gjetjen e fëmijëve.

Exit mobile version