Site icon PORTALB

Janeva hapi procedurë hetimore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Penale

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokurorja speciale, Katica Janeva

Prokuroria speciale Katica Janeva së bashku me prokuroren Lençe Ristoska dhe një hetues, janë në hapësirat e Gjykatës Themelore Shkupi 1 në procedurën parahetimore kundër ish-kryetarit të Gjykatës Vlladimir Pançevski, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të Gjykatës, bëhet fjalë për dyshim për dhënie të sekretit zyrtar nga ana e Pançevskit dhe dy personave tjerë nga Gjykata Penale, që nuk janë gjykatës. Nga PSP-ja nuk zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë saktë.

Nga Gjykata konfirmojë se Janeva dhe ekipi i sajë kanë biseduar me Pançevskin dhe me dy të punësuar tjerë. Për momentin janë te kryetari Stojçe Ribarev.

Exit mobile version