Ja se si të dukeni më tërheqese!
Mos harroni që detajet bëjnë diferencën! Prandaj, ne po ju mësojmë disa truke të vogla që do t’ju ndihmojnë të keni një pamje perfekte.
1.Buzët
Pa marr parasysh formën që keni, buzët janë pjesa më tërheqëse e fytyrës. Për t’i dhënë atyre një pamje të bukur dhe shumë atraktive, përdorni një buzëkuq ngjyrë të kuqe të freskët, që ia shton bukurinë.
2.Sytë
Mos harroni që për të arritur një pamje të mrekullueshme, duhet që sytë tuaj të jenë “vrasës”. Për një grim të shpejt të syve, gjithmonë zgjidhni të zezën, sepse merr më pak kohë dhe gjithmonë sytë duken magjepsës.
3.Flokët
Nuk keni mjaftueshëm kohë për të krehur flokë tuaj tek floktorja juaj? Atëherë, ne ju rekomandojmë t’i lidhni flokët tuaja në një mënyrë të shkujdesshme, pasi lidhja e tyre në këtë mënyrë preferohen së tepërmi.
4.Vishni taka
Vishni taka të cilat ju ofrojnë komoditet në ecje. Trupi juaj do të duket më shumë seksi mbi taka.