Por, si do të vepronte Kosova nëse Katalonia shpall pavarësinë pas referendumit ashti siç ka paralajmëruar lidershipi atje?
Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë sonte se Kosova mund ta njoh shtetin e pavarur të Katalonisë si kundërpërgjigje për qëndrimin destruktiv të Spanjës karshi Kosovës.
“Spanja është shteti më bllokues brenda BE-së për Kosovën. Spanja as pasaportat e Kosovës nuk i njeh, e po ashtu edhe nëpër forume të ndryshime evropiane dhe globale është paraqitur tepër destruktive dhe bllokuese ndaj Kosovës. Prandaj, duke u nisur nga një qëndrim i tillë, Kosova mund t’i kundërvihet Spanjës me njohjen e Katalonisë si shtet”, kanë thënë burime brenda MPJ-së për Lajmi.net.
Lajmi.net ka tentuar që të kontaktojë me shefin e diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli për të marrë një qëndrim lidhur me këto pohime, por ai ka qenë i pa qasshëm në celular. Edhe zyrtar tjerë të MPJ-së nuk janë përgjigjur në thirrjet tona.
Të kujtojmë se sot eurodeputeti katalonas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se nder njohjet e para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe.