Përfaqësues të kompanisë informatike kineze dhe telekomunikuese “Huavei” sot në takim me kryeministrin Zoran Zaev kanë shprehur interes të përbashkët për bashkëpunim intensiv në fushën e zhvillimit të shoqërisë informatike dhe teknologjive të reja informatike në Maqedoni, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Zaev i ka përshëndetur, siç qëndron në kumtesë, qëllimet dhe elanin e “Huaveit” për investim të mëtutjeshëm në kapacitete të mëtutjeshme zhvillimore në Maqedoni dhe i ka inkurajuar që qëllimin e tyre të këtillë të fillojnë ta realizojnë përmes intensifikimit të komunikimit me Qeverinë dhe me pushtetet lokale në vend.
Nga “Huavei” e kanë njoftuar kryeministrin me potencialet e tyre në nivel lokal dhe global dhe e kanë potencuar gatishmërinë që t’i implementojnë planet e tyre dhe në drejtim të zhvillimit lokal në Maqedoni, përmes strategjive investive dhe inovative të kompanisë.
“Kemi interes dhe dëshirë që ta modernizojmë shoqërinë tonë, për çka ekziston motivim i madh në gjithë Qeverinë. Ky mund të jetë një rast i shkëlqyer që ta fillojmë këtë proces në një nivel më të lartë”, ka theksuar kryeministri Zaev në takim.