Site icon PORTALB

Basketboll, NBA ndryshon formatin e lojërave në All-Star

NBA

Një format i lojërave të NBA-së All-Star është prezantuar për këtë sezon, i cili parasheh heqjen e ndeshjeve të zakonshme mes konferencave Lindore dhe Perëndimore, njoftoi Asociacioni Kombëtar i Basketbollit (NBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Formati që ka vënë kokë më kokë lojtarët më të mirë nga konferencat Lindore dhe Perëndimore, është lënë mënjanë për herë të parë në 66 vjet.

Me formatin e ri, dy lojtarët të cilët do të marrin më së shumti vota të fansave në të dyja konferencat, do te jënë kapitenë të ekipeve. Pas kësaj, kapitenët do të përpilojnë ekipin nga një grup lojtarësh pavarësisht se në cilën konferencë garojnë.

Exit mobile version