Hajredin Kuqi: Serbia nuk do të mbajë zgjedhje në Kosovë
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi për mediet kosovare ka thënë se Qeveria ka marrë garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara se do të kërkojnë nga Serbia që të mos mbaj zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.
Sipas tij këto thirrje politike drejtuar Beogradit do të mjaftojnë që ajo të tërheq vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në territor të Kosovës.
“Ne kemi garanca nga bashkësia ndërkombëtare që do të kërkojnë që të mos bëjnë një angazhim të tillë në Kosovë. Zhbogar e than ë emër të BE-së se nuk do të njihen ato zgjedhje në çfarëdo mënyre nëse dikush do të tenton, por unë jam i bindur se rrjedhat politike do të shkojnë në atë drejtim që edhe Qeveria e Serbisë do të heqë dorë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thënë Kuçi.