Site icon PORTALB

Referendumi në Katalunjë, Mbreti Felipe VI: I paligjshëm!

Mbreti Felipe VI i Spanjës

Në një mesazh të rrallë përpara kombit, Mbreti Felipe VI i Spanjës ka dënuar mbrëmjen e kësaj të marte organizatorët e referendumit për pavarësinë e Katalunjës, transmeton Top Channel. 

Ai i ka akuzuar ata për “vetënxjerrjen në paligjshmëri” të tyre.

Në fjalimin televiziv përpara kombit, Mbreti Felipe VI tha se situata në Spanjë është kthyer në “ekstremisht serioze”, duke bërë thirrje kësisoj për unitet.

Mijëra njerëz në Katalunjë kanë protestuar për shkak të dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit të së dielës, ditë në të cilën u plagosën rreth 900 persona.

Qeveria qendrore e Madridit e ka përshkruar referendumin si të paligjshëm, nisur edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e kishte shpallur të tillë që para se të zhvillohej.

Exit mobile version