Site icon PORTALB

U nënshkrua Aneks marrëveshja me afat të ri për autostradën Milladinovci-Shtip

Afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip edhe zyrtarisht është vazhduar deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm me marrëveshjen e nënshkruar sot mes përfaqësuesve të Qeverisë së Maqedonisë dhe të kryesit të punëve ndërtimore, ndërmarrjes kineze “Sinohidro”.

“Me këtë hap Qeveria e tregon përkushtimin e vet për përfundim të këtij projekti infrastrukturor, i cili do të jetë në dobi për qytetarët dhe ekonominë e Republikës së Maqedonisë”, vlerësuan zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, të cilët me u.d. drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, e nënshkruan ankes marrëveshjen me përfaqësuesin e ndërmarrjes Sinohidro në Maqedoni, Fan Jang.

Nënshkrimit të Aneks marrëveshjes i paraprinë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, pasi që investuesi nuk i kreu punët deri më 1 maj të këtij viti, që ishte afati i parë.

Siç theksuan Angjushev dhe Sugareski, qëllimi i Qeverisë është që aksi i autostradës të përfundojë në procedurë legale, për ç’shkak edhe Kuvendi i solli ndryshimet dhe plotësimet e domosdoshme ligjore, kumtoi shërbimi i Qeverisë për informim.

Në aksin e ri të autostradës Milladinovci – Sveti Nikole Shtip, në gjatësi prej 47 kilometrave, deri më tani janë përfunduar 74 për qind e punëve ndërtimore. Vlera e atij projekti është 206 milionë euro.

Ai paralajmëroi se do të fillojnë bisedimet me “Sinohidro”-n edhe për vazhdimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër sepse, siç deklaroi, dukshëm se afati i tanishëm, 31 janar i vitit të ardhshëm, nuk do të jetë i mjaftueshëm.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, në gjatësi prej 57 kilometrave, sipas marrëveshjes së tanishme, kushton 374 milionë euro. Vlerësimet fillestare të institucioneve kompetente tregojnë se do të nevojiten plotësisht mbi 120 milionë euro.

Exit mobile version