Zjarr në shtëpinë familjare të Vllado Misajllovskit në Gjorçe Petrov
Zjarr ka shpërthyer sot rreth orës nëntë në lagjen Gjorçe Petrov, në të cilin janë përfshirë kati i shtëpisë dhe konstruksioni i çatisë. Në zjarr nuk ka persona të lënduar.
Një pjesë e mediave publikuan informata se bëhet fjalë për shtëpinë familjare të kandidatit për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit dhe ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, shtëpia ka qenë pronësi e B.M. (58).
Theksojnë se ekspertiza do të realizohet gjatë ditës kur do të krijohen kushte.
Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë disa automjete zjarrfikëse dhe zjarrfikës.