Site icon PORTALB

Tryezë e rrumbullakët për cilësinë në hulumtimet në shkencat shoqërore

Ilustrim

Tryezë e rrumbullakët për cilësinë në hulumtimet në shkencat shoqërore dhe parandalimin e largimit të intelektualëve nga Republika e Maqedonisë – leksionet e mësuara dhe sfidat e ardhshme, do të mbahet sot në Shkup.

Ngjarja është në organizim të Institutit për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – ISIE, në partneritet me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe Qendrën zvicerane për ekspertizë në shkencat shoqërore nga Lozana dhe në të do të merr pjesë Majkëlll Oksner, hulumtues i shquar i Institutit zviceran për ekspertizë në shkencat shoqërore nga Lozana.

Në suaza të ngjarjes do të prezantohen edhe rezultatet prej dy hulumtimeve të zbatuara gjatë vitit 2017 lidhur me cilësinë e hulumtimeve dhe largimin e intelektualëve në shkencat shoqërore nga Maqedonia.

Ngjarja, siç informojnë organizatorët, është dedikuar për hulumtuesit, profesorët universitar dhe hetues në sferën e shkencave shoqërore dhe është konceptuar si forum përmes të cilit të gjitha palët e interesuara do t’i prezantojnë qëndrimet e tyre.

Exit mobile version