Site icon PORTALB

Pemët që mbrojnë trurin

Gratë, të cilat rregullisht konsumojnë portokaj, grejpfrut dhe limon, kanë 20 për qind më pak rrezik të pësojnë sulm në tru, tregon një hulumtim britanik.

Efekt i njëjtë është edhe nëse pinë lëngje të freskëta nga këto pemë.

“Çelësi i suksesit qëndron në përbërësit natyral të antioksiduesve, të cilët ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterinës. Në këtë mënyrë iu ndihmojnë artereve”, shpjegon Odin Kasidi, udhëheqës i ekipit të mjekëve.

Hulumtimi synon të sqarojë lidhjen ndërmjet flavonoideve të pemëve jugore dhe trurit të gruas.

Edhe pse ushqimet tjera janë të pasura me flavonoid, sidomos vera e zezë, efekti i tyre nuk është në këtë masë kaq të madhe.

Në fakt, marrja e të gjitha ushqimeve, me përjashtim të pemëve jugore, nuk ka sjellë në masë aq të madhe deri te ulja e rrezikut, andaj ky studim është shumë i rëndësishëm.

Mjekët britanikë rekomandojnë gratë që të konsumojnë sa më shumë portokaj, grejpfrut dhe limon, sidomos nëse rrezikohen të pësojnë sulm në tru.

Exit mobile version