Tani për tani nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë si viktima ose të plagosur në sulmin që ka ndodhur sot në festivalin në Las Vegas, deklaruan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
Kumtesë me më shumë informacione MPJ-ja paralajmëron më së voni gjatë ditës.
Policia në Las Vegas kumtoi se të paktën 50 njerëz janë vrarë, ndërsa 406 janë plagosur në sulmin e sotëm të kryer gjatë ditës së sotme në festivalin e muzikës në Las Vegas. Personi i dyshuar për sulmin është identifikuar si Stiven Pedok 64 vjeçar nga Nevada. Policia e ka qëlluar sulmuesin në dhomën e hotelit, në katin e 32-të të hotelit Mendelej.