Site icon PORTALB

Pacientët me stomë kërkojnë procedura më të thjeshta për marrje të pajisjeve

Thjeshtësim i procedurave administrative për ngritje të pajisjeve ndihmëse – qese që u nevojiten pacientëve me stomë dhe duhet të jenë me cilësi më të mirë, kërkon Shoqata nacionale e personave me stomë “Ilko Maqedoni”.

Elvira Mekiq, terapeute e enterostomës nga Klinika për kirurgji digjestive, sot në konferencën për shtyp që e organizoi Shoqata me rastin e 3 Tetorit, Dita ndërkombëtare e personave me stomë, tha se duhet të sigurohen më shumë mjete në Fondin për sigurim shëndetësor dhe të sigurojnë qese më cilësore për këta pacientë.

Kirurgu i abdomenit nga Klinika për kirurgji digjestive, Ognen Kostovski tha se momentalisht janë në fazë të formimit të qendrës së stomës si Klinikë ku në përqindje më të madhe kryhen këto lloje të intervenimeve operative.

Nga Shoqatë informojnë se në Maqedoni ka mbi 1.750 pacientë me stomë, nga të cilët 1.500 janë me ileostomë, ndërsa rreth 200 me urostomë. Në këto kategori të të sëmurëve ka dhe foshnje dhe fëmijë të vegjël.

Stoma është hapje që kryhet në anën e përparme të stomakut me intervenim kirurgjikal. Hapja zëvendëson një pjesë të sistemit digjestiv ose urinar tek pacientët, të cilët këto nevoja fiziologjike nuk mund t’i kryejnë në rrugë normale.

Motoja e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me stomë këtë vit është “Përmes jetës nuk shkojmë vetë – cilësi më të mirë të jetesës”.

Exit mobile version