Site icon PORTALB

Arrestohen 15 tifozë të Vardarit dhe Shkupit për rrahje fizike

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar dje pasdite pas rrahjes mes grupeve të tifozëve të FK “Vardar” dhe FK “Shkupi” në bregun e Lumit Vardar në Shkup.

MPB informon se rrahja ka filluar rreth orës 15:20 në Shkup, ndërsa është ndërprerë pas intervenimit të policisë.

Janë arrestuar 15 persona, ndërsa pas bisedës së kryer janë ngritur 15 urdhërpagesa për kundërvajtje të konstatuar – dhunë dhe sjellje jo e denjë në ndeshjet sportive.

Exit mobile version