Site icon PORTALB

Kirill Vatev ligjëron për trajnerët e mundjes nga Maqedonia

Pamje nga ligjërimi i trajnerit nga Bullgaria

Pamje nga ligjërimi i trajnerit nga Bullgaria

Në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu” në lokalet e klubit të mundjes “Liria” nga Shkupi, Federata e Mundjes së Maqedonisë, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë dhe Federatën Ndërkombëtare të Mundjes (UWW), është duke organizuar seminar për trajnerët në të cilin po ligjëron trajneri ndërkombëtarisht i njohur nga Bullgaria, Kirill Vatev.
Në të njëjtin, mysafir të KM Liria janë shumica e klubeve të Maqedonisë dhe do të ligjërohet pjesa teorike dhe praktike e mundjes moderne. /Portalb.mk/

Exit mobile version