Site icon PORTALB

Dimitrov për “To Vima”: As Athina, as Shkupi do të ‘fitojnë’, nëse pala tjetër ‘humb’

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

 Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një kolumnë për botimin e së dielës të gazetës “To Vima”, mes tjerash u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët, si dhe për situatën në rajon.

Dimitrov thotë se vendimi që ta vizitojë fillimisht Athinën, pasi që e ndërmori funksionin ministër, ka sjellë mesazhe të vullnetit të mirë, njohjes së interesave të përbashkëta dhe nevojës për bashkëpunim.

“Në Athinë erdha si mik, pa paragjykime dhe agjendë të fshehur, që të kërkoj mbësjtetje nga Qeveria greke dhe nga populli grek në rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s. Duke pranuar se sfida më e madhe për kandidaturën tonë euroatlantike është në marrëdhëniet tona me Greqinë, kam ardhur që ta prezantoj imazhin e ri të vendit tim: demokratike evropiane, të kthyer drejt të ardhmes dhe me qëllim që t’i zgjidh problemet. E përcolla mesazhin e një fqinji të mirë me respekt dhe sinqeritet”, shkruan Dimitrov.

Ai thekson se Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur agjendë pozitive për tejkalimin e çështjeve të hapura dhe se orvatjet diplomatike të Maqedonisë në rajon e pasqyrojnë gatishmërinë që të krijojë energji të re, frymë të re të bashkëpunimit për avancimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe miqtë.

“Jemi tërësisht të vendosur që ta ndërrojmë thelbin ne marrëdhënieve tona në funksion të së ardhmes së përbashkët evropiane. Nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë, i cili është përshëndetur fuqimisht nga partnerët tanë strategjik, e demonstron aftësinë tonë që t’i tejkalojmë problemet pa intervenim të palëve të treta, në frymën evropiane dhe nën njëfarë mënyre si inspirim për rajonin. Kjo është fryma që po përpiqemi ta kultivojmë në raportet me të gjithë fqinjët tanë”, nënvizon shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Ai përkujton se Maqedonia e përhap bashkëpunimin dhe e thellon besimin e ndërsjellë me Greqinë, duke shtuar se kontaktet e shpeshta dhe miqësore me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias kanë qasje të sinqertë dhe të hapur. Dimitrov, gjithashtu shkruan se bëhen përpjekje që të gjinden mënyra për orar të ri për tejkalimin e sfidës sonë më të madhe.

“Kemi vizion të përbashkët për rolin tonë në rajon, në BE dhe në NATO. Në vitin e ardhshëm dhe gjysmën e vitit tjetër, vendet nga rajoni kanë mundësi t’i zgjerojnë perspektivat e tyre evropiane. Që ta realizojmë, duhet ta zgjerojmë agjendën reformuese dhe të investojmë në fqinjësinë e mirë. Të gjithë ne duhet të punojmë për pajtimin e mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme. Në marrëdhëniet tona me Greqinë ekziston dritare e mundësive dhe shpresoj se faktorët politik në Greqi do ta njohin”, vlerëson Dimitrov.

Sipas tij, rajoni ynë sot e ndjen barrën e pasigurisë globale dhe të paparashikueshme. Kjo situatë është tregues i qartë se duhet të përshpejtohet procesi i integrimit evropian. Kjo do të thotë, nënvizon ministri i Maqedonisë se duhet të tregojmë aftësi të madhe dhe obligim të lidhen me hapa konkret. Ai,gjithashtu, përkujton se në zbatimin e agjendës për reforma, të pashmangshme janë interaktiviteti dhe bashkëpunimi rajonal.

“Duhet të tregojmë se jemi pronarë të proceseve aktuale politike dhe se jemi të gatshëm t’i tejkalojmë çështjet e hapura dhe sfidat edhe me fjalë edhe me vepra. Edhe pse e kaluara ynë është luftë me antagonizmin, mitet dhe perceptimet  e ndryshme, nuk mund të shmangim të flasim hapur për to. Megjithatë nuk duhet të lejojmë e kaluara ta rrezikojë ardhmërinë, sepse ajo, së bashku me vlerat që i ndajmë, është e përbashkët dhe evropiane. Masat për ndërtim të besimit treguan se jemi të aftë të krijojmë kornizë pozitive për bashkëpunimin i cili mund të na orientojë bashkërisht ta gjejmë rrugën për të ecur para”. nënvizon Dimitrov.

Ai përkujton se nga miqtë grekë në Athinë kërkoi të pyeten çfarë fqinji dëshirojnë – duan vend stabil, miqësor i cili ofron shpresë për demokraci, drejtësi dhe sundim të së drejtës? Në këtë kontekst Dimitrov thekson se këto janë vlerat ndaj të cilave synojnë autoritetet e Maqedonisë dhe në të cilat kanë për qëllim të tregojnë rezultate.

“Krijimi i demokracisë moderne evropiane, është para se gjithash, në interes të qytetarëve tonë, por gjithashtu, është edhe interes që e ndajmë me të gjitha vendet nga rajoni. Kuptohet, kjo është edhe në interes të Greqisë. Republikë e Maqedonisë stabile, e zhvilluar ekonomikisht dhe evropiane do të thotë rajon prosperues dhe stabil. Në Shkup isha nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme Koxias me bindjen e njëjtë”, shkruan ministri i Maqedonisë.

“Nëse porosia gjatë vizitës sime të parë në Athinë ishte ‘së pari të njihemi, pastaj të vallëzojmë’, porosia lidhur me takimin e ardhshëm të ministrave në Selanik është ‘për tango duhen dy veta’. Hyrja në këpucët e tjetrit, mirëkuptim i shqetësimeve kyçe të tjetrit ka rëndësi të madhe, sepse as Athina e as Shkupin nuk mund të ‘fitojnë’ e ana tjetër të ‘humbë’. Krahas momenteve historike, ndajmë interesa, mundësi dhe përgjegjësi. Periudha e ardhshme do të periudhë emocionuese e mundësisë për rajonin.

Exit mobile version