Site icon PORTALB

Navalny planifikohet të dal para gjykatës më 2 tetor

Aleksei Navalni

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalnit, është caktuar që sot të paraqitet para një seance dëgjimore, nën akuzën për organizim të protestave të paligjshme në Rusi, transmeton REL.

Avokatja e tij, Olga Mikhailova, tha se dëgjimi është planifikuar të mbahet në Gjykatën e Qarkut, Simonovsky të Moskës.

Navalny u arrestua nga policia më 29 shtator në Moskë, ai u ndalua që të mirrte pjesë në një tubim politik në sheshin Markin të qytetit.

Ai u lirua një ditë më vonë, në një kusht që nuk e lejontë atë të fliste në publik.

Koordinatori kombëtar i fushatës së Navalnit, Leonid Volkov, ka thënë se shumë aktivistë u arrestuan na autoritetet në Novogrod.

Organizata për të drejtat e njeriut në Nju Jork, kishte thënë se mbështetësit e Navalnit, po sulmoheshin “vazhdimisht” nga nacionalistët dhe mbështetësit e Putinit.

Exit mobile version