Site icon PORTALB

Qeveria katalonase: Spanja është sot turpi i Evropës

Katalonia do të organizojë referendum për ndarjen nga Spanja
Qeveria e Katalonisë e ka cilësuar shtetin e Spanjës si turp të Evropës, për dhunën e shfrenuar që është përdorur sot ndaj votuesve në referendum.
Mbi 465 persona janë të plagosur, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Horta Turulli, zëdhënëse e qeverisë katalonase, e cila e quajti Spanjën “turpi i Evropës”.

“Shtesi spanjoll është shumë i kompromentuar dhe në fund do tu përgjigjet gjykatave ndërkombëtare”, tha Turul, transmeton lajmi.net

Ajo theksoi se nuk dihet koha se kur do të fillojë numërimi i votave shkaku i situatës së tensinouar, por që votimi nuk do të zgjas.

Autoritetet katalonase kanë konfirmuar se vendvotimet mbyllen rreth orës 20:00.

“Kjo çka po bën policia është egërsirë. Kjo është turpi i Evropës”, përfundoi Turul.

Exit mobile version