Zgjerohet fronti i shteteve që kundërshton zgjedhjet në Kosovë
Shefi i ekipit serb në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se gjithnjë e më tepër po zgjerohet fronti i shteteve në Bashkësinë Ndërkombëtare të cilat janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, por që është i bindur se Serbia do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.
Borisllav Stefanoviq ka porositur serbët e Kosovës se duhet të dinë që shteti asnjëherë nuk do t’i lë dhe se gjithnjë do të jetë me ta.
“Organet shtetërore, kur të jetë momenti për marrje të vendimit, para së gjithash do ta ketë parasysh kushtetutën tonë dhe ligjin, rezolutën 1244, si dhe rrethanat në Kosovë”, është shprehur Stefanoviq për mediat serbe.
Në pyetjen nëse mos-mbajtja eventuale e zgjedhjeve në Kosovë do të rrezikonte mbetjen e institucioneve në veri të Kosovës, Stefanoviq është përgjigjur se ato institucione nuk i garantojnë zgjedhjet, por se, para së gjithash, varen nga financimi i atyre institucioneve që funksionojnë.