Site icon PORTALB

Përkrahje për PDSH-në nga Sllatina

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në Sllatinë. Para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Ilmiasan Hasipi – kandidati për këshilltar nga Sllatina dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë. Iljazi theksoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Tearcës, njofton Portalb.mk.

Të pranishmëve në këtë tubim impozant i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi se mbështetjen që e kërkojmë ne si PDSH nuk do të kishte kuptim pa e dënuar pushtetin e deritashëm. Thaçi më tej premtoi se PDSH nëpërmjet kandidaturave të forta do të sigurojë donacione të jashtme që do të stimulojnë një zhvillim real ekonomik në vendbanimet shqiptare.

 

Exit mobile version