Site icon PORTALB

Vardari me një gol ndali hovin e Shkupit

Duel Mbella i Shkupit dhe Iseni i Vardarit

Duel Mbella i Shkupit dhe Iseni i Vardarit

Një gol e ka vendosur derbin e qytetit të Shkupit, ku skuadra e Vardarit fitoi ndaj FC Shkupit. Edhe pse skuadra e Shkupit kishte shumë raste për të shënuar, në fund nuk arriti të gjejë dhe të zhbllokojë portën e Gaçevskit, i cili në disa raste me intervenime të mira nuk lejoi sulmuesit shkupjan të vazhdojnë serinë positive. Golin e fitores Vardari e shënoi në minutën e 58-të përmes Barsegian, pas asistit të Bllazevskit.
Pas kësaj disfate FCShkupi mbetet i pesti në tabelë me 12 pikë, ndërsa Vardari ngjitet në pozitën e dytë me 16 pikë dhe dy ndeshje më pak. /Portalb.mk/

Exit mobile version