LSDM, të ulen akcizat për karburantët

LSDM-ja opozitare, pa dashur të kritikojë politikat e gabuara ekonomike të Qeverisë, në një konferencë për shtyp doli me një pako prej 15 masash social-ekonomike, të konsideruara si urgjente për mbijetimin e ekonomisë në vitit 2012.

LSDM-ja propozoi në çdo familje, që nuk ka asnjë të punësuar, të marr një vauçer prej 2000 denarësh për produktet ushqimore. Drejtoria e të ardhurave Publike, për çdo ditë të kontrollojë pagesën e rrogës minimale, çmimet e shërbimeve publike si uji, shërbimet komunale, transporti publik, madje për tërë vitin 2012, si dhe të vendosë një kategori ‘amvisëri bujqësore” për ato familje, ku të paktën 3 ose më shumë anëtarë merren vetëm me bujqësi, dhe atyre familjeve t’u jepen më shumë subvencione. LSDM-ja kërkoi edhe uljen tremujore të akcizave për karburante dhe uljen e çmimit të tyre. 

“Çmimi i naftës tani është më i lartë sesa ai që ishte planifikuar nga Qeveria kur u bë buxheti. Me rritjen e tillë të çmimit të naftës dhe benzinave, Qeveria është më e kënaqur, sepse ka të ardhura të paplanifikuara në buxhet”, deklaroi  Zoran Jovanovski, nënkryetar i LSDM-së.

LSDM-ja propozoi masa edhe për rritjen e shpenzimeve vendore dhe ndihmë të firmave, në mënyrë që të ulen deri diku pasojat e zvogëlimit të kërkesave të huaja për prodhimet maqedonase. Propozohet po ashtu që firmat, të munden që TVSH-në gjatë importit të pajisjeve, ta kompensojnë me kërkesat e tyre nga shteti në bazë të kthimit të TVSH-së.

“Nëse dikush sot vendos të importojë pajisje për të rritur dhe përmirësuar cilësinë e prodhimit dhe të përmirësoj konkurrencën e vetë, atëherë firmave të tilla duhet t’u lehtësohet puna”, tha Zoran Jovanovski – nënkryetar i LSDM-së. 
(Alsat-M)

Lajme të ngjashme

Back to top button