Panairi i librit, shqiptarët të pakënaqur
Edhe pse gjatë gjashtë ditëve të Panairit të librit në Shkup, shtëpitë botuese shqiptare kanë ofruar botime të zhanreve të ndryshme me çmime të volitshme sërish numri i blerësve nuk ka arritur nivelin e kënaqshëm. Kështu vlerësuan përfaqësuesit e shtëpive botuese në ditën e përmbylljes së panairit të librit, ata madje tregojnë çmimet e librave për tu justifikuar se problemi nuk qëndron tek çmimi.
“Zakonisht ka zbritje në panaire të librave kështu që libri më i lirë është 200 denar” thonë nga shtëpitë botuese.
Mos interesimi për të blerë libra vjen si pasojë e mungesës së kulturës së leximit vlerësojnë shkrimtarët.
“Numri i lexuesve është në rëne të sipërme, teknika , kompjuteri, interneti, televizioni i kanë marrë lexuesit. Bindja ime e thellë është se librin nuk do ta zëvendësoj asnjëherë asgjë tjetër, ndryshe është kur në TV dhe Facebook kalon diçka ndryshe është kur ke librin para sepse aty mund të rikthehesh, të përjetosh”, thotë Fejzi Bojku, shkrimtar.
“Fenomeni që njerëzit kalojnë më shumë kohë në Facebook dhe në Internet është i dukshëm. Çështja e leximit të librit është një pasion që nuk bëhet me urdhër, të rinjtë nuk lexojnë”, tha Moikom Zeqo, shkrimtar. / portalb