Site icon PORTALB

Trajanovski premton rikonstruim të plotë të rrugës “Indira Gandi” në Shuto Orizarë

Koce Trajanovski

 Kandidatët për kryetarë të Qytetit të Shkupit dhe për komunën Shuto Orizare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski dhe Elvis Bajram, si dhe kandidatë për këshilltarë, sot realizuan takime me banorët e kësaj komune rome. Biseduan për projektet e realizuara në tetë vitet e kaluara dhe prezantuan projekte të cilat janë paraparë në programet e reja zgjedhore, transmeton MIA.

Trajanovski si më të rëndësishme e potencoi projektin për rikonstruktim të plotë të arteries kryesore  të komunikacionit në Shuto Orizare, rrugën “IIndira Gandi.

Shtoi se tetë vitet e fundit në territorin e komunës janë realizuar një numër i madh projektesh me të cilat, siç tha, në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar cilësia e jetës së banorëve në këtë komunë.

Exit mobile version