Vazhdojnë “rokadat” e VMRO-DPMNE-së

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski në interviustë për Radio Evropa e Lirë as nuk konfirmoi, as nuk demantoi se ka mundësi që edhe ai të përfshihet në “valën e re” të rokadave të VMRO-DPMNE-së. Ministri nuk jep përgjigje të qartë të spekulimeve se ai do të dërgohet si ambasador.

“Unë ende jam ministër i Transportit dhe Lidhjeve, jam duke ushtruar këtë post, koha do të tregojë nëse ajo është e vërtetë apo spekulim. Koha ndonjëherë është treguesi më i mirë për të gjitha këto spekulime. Unë e udhëheq Ministrinë çdo ditë sikur të është dita ime e parë dhe çdo ditë posedoj gjithnjë e më shumë motiv dhe elan për të realizuar projekte të reja meqë në këto gjashtë vite arrita të realizojë shumë projekte, por çdoherë ka sfida të reja, projekte të reja, ashtu që ende posedoj elan për të udhëhequr këtë ministri, thekson janakievski në intervistën. /portab/


Lajme të ngjashme

Back to top button