Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Tetovë
Gjykatësi hetues i caktoi paraburgim 30 ditorë 23 vjeçarit nënshtetas i Shqipërisë i cili u arrestua nga policia pasi ai dhe dy persona tjerë mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes tentuan të kryejnë vjedhje në kishën Shën Nikoli në lagjen Koltuk të Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Ata paraprakishtë vodhën edhe kishën Shën Dimitria në varrezat ortodokse në Tetovë.
Policia ende gjurmon pas dy të tjerëve të këtij grupi të cilët dyshohen për një varg vjedhjesh nëpër kisha në rajonin e Pollogut. /portalb/