Mbrëmë Lëvizja Besa, në praninë masovike të simpatizantëve të tyre edhe zyrtarisht e hapi shtabin komunal në komunën e Çairit.
Kandidati për kryetar komune i kësaj Lëvizje në Çair, Zeqirija Ibrahimi në fjalën e tij, siç njofton Zyra për Informim e Lëvizjes Besa, tha se do të bëjë të pamundurën për të zgjidhur problemet e banorëve të Çairit, të cilat janë të shumta.
Në fund të takimit pati bashkëbisedim me të pranishmit ku kryetemë ishte zgjidhja përfundimtare për ujë të pijshëm.