Studentë afrikanë rrihen në Ohër

Polcia në Ohër ngriti kallëzime kundërvajtëse kundër tetë personave, studentë nga Gana, Nigeria dhe Kameruni për vepër të kryer penale “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Rrahjes i parapriu një zënkë verbale në njërën prej dhomave të Shtëpisë së studentëve, mbrëmë rreth orës 20:30, mes personave F.A (28) dhe J.P.N (21) që të dy nga Gana.

Konflikti doli në rrahje, në të cilën u bashkangjitën edhe gjashtë persona D.A (30), E.D (26), E.A (22), N.K (26), V.F (23) të cilët personit F.A i lidhën duart me tel dhe me dy shkopinj dhe me grushta i shkaktuan më shumë goditje, duke i shkaktuar lëndime trupore, thuhet në kumtesën policore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button