Site icon PORTALB

Tramp në nëntor për vizitë në Japoni, Kore Jugore, Kinë, Vietnam dhe Filipine

Presidenti amerikan Donald Trump

 Presidenti amerikan Donald Tramp do të udhëtojë në Japoni, Korenë Jugore, Kinë, Vietnam dhe në Filipine në muajin nëntor, për të marrë pjesë në samitet rajonale ku do të flasë për tregtinë, por edhe për kërcënimet bërthamore të Koresë Veriore, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Tramp, në turnenë aziatike do të jetë nga 3 deri më 14 nëntor.

“Angazhimi i presidentit e përforcon vendimin ndërkombëtar që të kundërshtojë në kërcënimin nga Koreja Veriore dhe të siguroj denuklearizimin e plotë, të verifikuar dhe të pakthyeshëm të Gadishullit korean”, thuhet në kumtesë.

Exit mobile version