Ukraina tronditet nga “shpërthimet terroriste” para Euro 2012

Masat e sigurisë në Dnipropetrovsk janë rritur ndjeshëm pas shpërthimeve që tronditën qytetin e që u cilësuan nga autoritetet si një akt terrorist.

Shpërthimet përbëjnë një sfidë të rëndësishme për qeverinë pasi vijnë vetëm 6 javë para mbajtjes së kampionatit të futbollit Euro2012.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës tha se 30 persona janë plagosur, 10  nga të cilët fëmijë.  Ministria saktësoi se 22 persona, janë  shtruar në spital dhe 4 janë në gjendje kritike për jetën.

Presidenti Viktor Janukovich ka arritur në qytet për të takuar viktimat dhe për të mbikëqyrur hetimet për serinë e koordinuar të shpërthimeve. Dnipropetrovsk 400 km në Juglindje të Kievit nuk është një nga 4 qytetet, ku do të zhvillohen ndeshjet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button