Site icon PORTALB

Ka ndërruar jetë një punëtor ndërtimi pas rënies nga skela

Ilustrim

Një punëtor 38 vjeçar nga fshati i Strugës Oktisi, dje e ka humbur jetën pasi kishte rënë nga skela gjatë kryerjes së punëve ndërtimore.

MPB-ja kumtoi se dje në orën 16:45 në Gjevgjeli gjatë kryerjes së punëve ndërtimore të një shtëpie pronë e A.D. nga skela ka rënë S.U. (38) nga fshati Oktisi-Strugë, i cili ishte angazhuar përmes firmës “Mansard” nga Gjevgjelia. Nga lëndimet e marra, gjatë rrugës për në Shtëpinë shëndetësore Gjevgjeli, S.U. e ka humbur jetën.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policor Gjevgjeli dhe inspektori shtetëror për punë. Me urdhër të Prokurorit publik ndaj trupit të të ndjerit do të kryhet autopsi.

Exit mobile version