Site icon PORTALB

Nëpunësit shtetëror do të trajnohen për barazi gjinore

Trajnim për barazi gjinore dhe ngritje të vetëdijes lidhur me këtë problematikë do të zbatohet për nëpunësit shtetëror në institucionet e Republikës së Maqedonisë me ndihmën e dy -e moduleve, të hartuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Byroja e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave, ndërsa me mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se ky është hapi i parë sistemor në drejtim të vendosjes së barazisë gjinore, që është detyrim nga neni pesë i Ligjit për mundësi të barabartë të burrave dhe grave në RM.

“Jemi dëshmitarë se në dhjetë vitet e fundit kishte regres të barazisë gjinore, sot është hapi i parë, i cili së bashku me MSHIA do ta fillojmë përmes trajnimit të administratës që të krijojë politika të barabarta gjinore”, tha Carovska.

Hapi i dytë, shtoi ajo është vendosja e sistemit të buxhetimit përgjegjës gjinor në Maqedoni.

“Madje do të fillojmë të flasim për sistem të vërtetë i cili krijon mundësi për burrat dhe për gratë”, shtoi ministrja.

Ajo theksoi se me këtë masë përgatiten institucionet për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare, e njohur si Konventa e Stambollit, me qëllim që të krijohen mekanizma dhe servise, të cilat do t’i mbrojnë gratë dhe vajzat nga dhuna.

Carovska pret se Konventa e Stambollit do të ratifikohet më së voni në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Jemi dëshmitarë se 50 për qind e grave në vend nuk janë aktive në tregun e punës, se është i madh numri i i grave viktima të dhunës dhe nuk mund të flasim për përfshirjen e tyre në shoqëri, nëse nuk i zgjedhim këto punë bazike. Pas ratifikimit të Konventës do t’i vendosim të gjitha serviset në atë drejtim”, theksoi Carovska.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski saktësoi se e-modulet përbëhen nga dy pjesë, kurs fillestar dhe të avancuar.

Kursi fillestar përmban tema drejtpërdrejt të lidhura me punën dhe obligimet në administratën publike dhe ai është i dedikuar për të gjithë nëpunësit. I përfshin konceptet themelore të barazisë gjinore, njohjen e diskriminimit gjinor, legjislacionin e Maqedonisë, konventat ndërkombëtare dhe dokumente të tjera.

Kursi i avancuar është i dedikuar për ata të cilët janë në pozita më të larta dhe përmban tema drejtpërdrejt të lidhura me proceset e krijimit, ndjekjes dhe vlerësimit të politikave nga ana e administratës.

Exit mobile version