Site icon PORTALB

Liqenit i Ohrit është mbushur me 100 mijë copë trofta të Ohrit

 Liqeni i Ohrit sot është mbushur me 100.000 copë të llojit endemik të troftës së Ohrit. Në mbushje mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski së bashku me përfaqësues të Entit hidrobiologjik dhe Inspektoratit shtetëror për bujqësi.

Kjo sasi, informojnë nga MBPEU, është një pjesë nga 2.500.000 copët e planifikuara të troftave për tërë liqenin. Aktiviteti filloi më datëpn 11 të këtij muaji dhe vazhdimisht do të kryhet deri në gjysmën e parë të tetorit. Trofta është e moshës prej 6 deri 9 muajshe, me peshë prej tre gramë dhe gjatësi deri shtatë centimetra, transmeton MIA.

Paralelisht me aktivitetet që bëhen për mbushjen e Liqenit nga ana e Maqedonisë, mbushja bëhet edhe në anën e Shqipërisë të Liqenit.

“Sasia e nevojshme e materialit të peshqve për kryerjen e mbushjes së liqenit me peshq është caktuar në bazën e peshkatarisë për Liqenin e Ohrit, ku është paraparë mbushja e Liqenit të Ohrit për periudhën 2017 – 2022 të bëhet me 2.000.000 copë nga trofta e Ohrit çdo vit. bazat e peshkimit janë studime profesionale për mënyrën e ekonomizimit në ujërat peshkuese dhe me to është caktuar me sa copë duhet të mbushet një sasi e caktuar e ujit për peshkim. Por, çdoherë nëse në një sasi uji të caktuar ndodhë ndonjpë ndryshim, ekziston mundësia për revizion të të njejtit”, saktësohet në kumteësn e MBPEU-së.

Nga atje theksojnë se në pajtim me ligjin, vazhdimisht bëhet mbushja në ujërat e hapura për peshkim.

Exit mobile version