Site icon PORTALB

Smilevski nga Buteli paralajmëroi infrastrukturë dhe rritje ekonomike

Kandidati për kryetar të komunës së Butelit nga LSDM, Velimir Smilevski

Rritje ekonomike, rroga më të larta, vende të reja pune dhe mbështetje për kompanive vendore, para se gjithash për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, paralajmëroi sot kandidati për kryetar të komunës së Butelit nga LSDM, Velimir Smilevski, transmeton MIA.

“Problemi më i madh për zhvillimin e kontestuar ekonomik në komunën tonë i përket problemeve infrastrukturore, të cilat me vite e vështirësojnë zhvillimin e investimit në hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të kapaciteteve ekzistuese industriale dhe ekonomike”, deklaroi Smilevski.

Sipas tij, përfitimet nga këto shërbime të pushtetit lokal do të jenë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, për të cilat prioritet do të kenë banorët e komunës Butel.

Exit mobile version