Site icon PORTALB

Mun: Për shkak të rrezikut nga Koreja Veriore të ndërmerret kompetenca ushtarake mbi armatën

Korea e Veriut

Presidenti i Koresë Jugore, Mun Xhae-in sot e potencoi nevojën për ndërmarrje më të shpejtë të kompetencave operative ushtarake mbi forcat e armatosura nga SHBA-ja, me qëllim që Seuli të përgatitet më mirë për rrezikun nga sulmet bërthamore dhe balistike nga Koreja Veriore.

Mun në fjalimin në kremtimin e Ditës së forcave të armatosura deklaroi se Qeveria dëshiron më shpejtë ta kthejë komandën mbi forcat koreanojugore nga Uashingtoni.

“Koreja Veriore do të ketë frikë nga ushtria koreanojugore kur vendi do të kishte kompetencë mbi armatën”, theksoi Mun.

Koreja Jugore e dorëzoi  kompetencën e saj operative të forcave amerikane pasi që filloi  Lufta trevjeçare koreane në vitin 1950. Seul e ktheu kompetencën operative paqeruajtëse mbi armatën në vitin 1994.

Exit mobile version