Site icon PORTALB

Urim për boshnjakët nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në emrin e tij dhe në emër të deputetëve ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve 28 Shtatori, duke iu dëshiruar disponim festiv, shëndet të mirë, sukses dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre.

“Ju jeni pjesë e rëndësishme në mozaikun e quajtur Republika e Maqedonisë dhe çdo kontribut i juaji, qoftë në sferën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe cilado sferë tjetër e jetesës shoqërore është kontribut i rëndësishëm në krijimin e pasqyrës së madhe për Maqedoni moderne, të avancuar, demokratike dhe evropiane”, shkruhet në urimin e Xhaferit deri te pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Maqedoni.

Exit mobile version