Site icon PORTALB

Rusia përfundoi me shkatërrimin e armëve kimike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

 Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se janë shkatërruar copët e fundit të armëve kimike, të cilat Rusia i trashëgoi nga periudha e Luftës së Ftohtë.

“Rezervat e fundit të armëve kimike në arsenalin rus, sot do të shkatërrohen”, theksoi Putin. Ai e cilësoi atë si “ngjarje historike”, duke shtuar se shkatërrimi i armëve paraqet hap drejt një bote më të barabartë, më të sigurtë.

Megjithatë, Putin e shfrytëzoi mundësinë për ta kritikuar SHBA-në, e cila sipas tij, nuk po bën mjaft për t’i përmbushur obligimet e veta lidhur me shkatërrimin e armëve kimike.

Exit mobile version