Site icon PORTALB

Rikthimi i Çelikoviçit pritet në fundjavë

Ivan Çelikoviç

Ivan Çelikoviç

Asgjë serioze me lëndimin e Ivan Çelikoviçit, pasi mbrojtësi i majtë pritet të rikthehet në terren mbrenda një jave. Testet mjekësore kanë vërtetuar se lëndimi i pësuar në fillim të takimit të xhiros së 7-të në LPFM të dielën në Shkup kundër Skopjes nuk është i natyrës së rëndë.

Futbollisti ka pësuar distorzion të shkallës së parë në kyçin e këmbës dhe ekipi mjekësor parashikon që rikuperimi i plotë të zgjas një javë.

Kjo nënkupton se kroati do të mungojë në ndeshjen e sotme me Renovën, ndërsa nëse gjithçka do të jetë si duhet, besohet se do të jetë gati për në fundjavë kur Shkëndija udhëton në Manastir për ndeshjen me Pelisterin. /Portalb.mk/

Exit mobile version