Site icon PORTALB

Ministri Fazliu në Petriç në Ditën evropiane të bashkëpunimit

Suhejl Fazliu

Suhejl Fazliu

Me ftesë të ministrit bullgar të Zhvillimit Rajonal dhe Punës Publike Nikollaj Nankov, sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu do të marrë pjesë në shënimin e Ditës evropiane të bashkëpunimit në Petriç, Bullgari.

Ngjarja, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, është organizuar në kuadër të Programit për bashkëpunim rajonal të Bashkimit Evropian INTERREG – bashkëpunim tejkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Në manifestim do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Petriçit dhe të Strumicës, komuna të cilat në kuadër të Programit për bashkëpunim tejkufitar kanë zhvilluar më shumë projekte të përbashkëta, të financuara nga IPA instrumenti i Bashkimit Evropian.

Exit mobile version