Site icon PORTALB

Haradinaj, të mërkurën në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbërrin të mërkurën në Tiranë, transmeton Top Channel. 

Në axhendë është parashikuar një takim me Kryeministrin Edi Rama, takim që do të zhvillohet në “Pallatin e Brigadave”, vend ku do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Exit mobile version