Site icon PORTALB

Myftinia e Tetovës: Tetovarët të mos bien nën viktimën e manipulimeve nëpër fushata zgjedhore

Myftinia e Tetovës nëpërmjet komunikate që kanë dërguar në media bën apel që tetovarët të mos bien nën viktimën e manipulimeve nëpër fushatat zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Myftinia e Tetovës  iu bën apel të gjithë besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë, që të mos bëhen viktimë e manipulimeve të cilat kanë për bazë përdorimin e tyre nëpër fushata parazgjedhore. Gjithashtu bëhet thirrje  që të mos keqpërdoren autoriteti i myftiut prof. Qani Nesimit, imamëve, muezinëve dhe muallimëve që janë të angazhuar nëpër xhami. Kurse kolegët tanë të kenë kujdes mos të bien pre e interesave të ndryshme politike, por le të jenë të fortë dhe të rëndë në profesionin e tyre. Të gjitha subjektet politike në vend, gjatë fushatës parazgjedhore, të mos i keqpërdorin objektet fetare, të bëjnë fushatë të qetë ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime duke pasur kujdes që të mos dëmtohen marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version