Site icon PORTALB

SHBA-ja dhe Rusia vazhdojnë me përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës koreanoveriore

Xhejms Matis

Xhejms Matis

 SHBA-ja dhe Rusia angazhohen për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e krizës koreanoveriore.

“Përpjekjet diplomatike për përballje me krizën, të shkaktuar nga programi bërthamor koreanoverior dhe raketor, po vazhdojnë”, deklaroi sot në Nju Delhi shefi i Pentagonit Xhejms Matis.

Sipas tij, rezolutat e miratuara njëzëri të Këshillit të Sigurisë e rrisin presionin ndaj Koresë Veriore.

Për zgjidhje politike të krizës në Korenë Veriore angazhohet edhe Ministria ruse e Punëve të Jashtme, e cila konsideron se konflikti i Gadishullit Korean do të ketë pasoja katastrofale.

Shefi i Drejtorisë për kontroll të armës bërthamore dhe kontroll të armëve pranë shërbimit diplomatik rus Mihaill Ulanov tha se qasja e SHAB-së ndaj Koresë Veriore solli deri në “qorr sokak”, ndërsa sanksionet si mundësi nuk shfrytëzohen. 

Exit mobile version