Site icon PORTALB

I vetëm është vendi im…

Më e dhimbshme është rinia , pa asnjë motiv , shpresë e vullnet. Ku pjesë e saj jam dhe unë , për fat të keq.  Funda Ibraimi.

Më e dhimbshme është rinia , pa asnjë motiv , shpresë e vullnet. Ku pjesë e saj jam dhe unë , për fat të keq. Funda Ibraimi.

Ditët kalojnë dhe gjëja e vetme që bëjmë është pritja , heshtja. Çdo e keqe që na godet e mirëpresim duar hapur sikur të jemi të informuar për këtë rrufe që më parë.. Thot një thënie popullore ‘’mendo mirë të bëhet mirë’’ po për fat të keq popullit tonë dita ditës i vjen e keqja dhe më e keqja.

U lodhëm nga incidentet, sharrjet, fyerjet, padrejtësitë por e dini çka është më e keqja, më tepër u lodhëm dhe u rraskapitëm nga të përmendurit e këtyre ndodhive, sepse solucione nuk ka ndërsa kritika të shumta ka të cilët nuk përfillen nga askushi.

Nga njëra anë dikujt i djeg krahërori dhe i  dhimbset kjo gjendje e mjerrueshme , janë të paktë tek të cilët thellë brenda vetes jeton një pikë shpresë për ditë të mira, ndërsa dominojnë njerëz që ende nuk e kan të qartë se njeriu nuk bën shpinë e vetë me vjedhë. 

Dikush ka humbur të parët e vetë në burgjet e ish Jugosllavisë vetëm e vetëm pse kanë luftuar për një copë liri e ditë të mira , jo për veten e tyre po për neve. Të paktën në atë kohë ku thuhet se kemi qenë të shtypur si asnjëherë më parë , rinia dhe populli kanë ngritur zërrin kundër padrejtësive 

Sot, shumë vite më vonë ne nuk kemi guximin e mjaftueshëm që të ngrejmë zërrin. Por e gjejmë guximin dhe vullnetin e mjaftueshëm për të protestuar për bashkëjetesë . E si mundet që të kërkojmë një gjë të tillë duke mos pasur ende në dorë asgjë , ndërsa kundërshtari të gjitha që i do. Shpesh thuhet që e bardha  duhet të dallohet nga e zeza , e në qoftë se ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë , nesër as shiu nuk mundet me na la…

T’i hakmerremi kohës ndoshta do të zgjidhej problemi , po nuk jemi aq të fuqishëm , në fakt jemi hiç dhe koha tallet me ne ashtu siç don vetë e ne vetëm e pranojmë në heshtje e qetësi të thellë.

Më e dhimbshme është rinia , pa asnjë motiv , shpresë e vullnet. Ku pjesë e saj jam dhe unë , për fat të keq. Përballë injorancës, korrupsionit dhe dëshirës entuziaste për pushtet , është rinia si nata e errët që thith dhe absorbon çdo ligësi brenda vetes , dhe për fat të keq një ditë i nxjerrë në shesh brenda ditës nëpërmjet rrezeve të forta të diellit. 

A shihemi vallë ndonjëherë në pasqyrë, kush jemi , kush ishim dje? A flejmë të qetë me këtë barrë të rëndë që e kemi pas? Sot bëhesh hero shum lehtë , koha është e tillë sa që shumë lehtë rrehemi dhe të besojmë, por në të vërtetë gjith e dijmë se janë trillime, por të besojmë ose bëhemi sikur besojmë sepse nuk jemi ne të vërtetë ata që duam të jemi, sepse po të ishim ne , nuk do të mundte çdo i dyti të jetë hero..

Kjo me duket si një kullë e ndërtuar nga rrëra dhe valet e forta të detit dita ditës duan që t’a rrëzojnë poshtë, por thellë brenda vetes themelet e saj janë të forta , ajo lëkundet shumë, pëson ndryshime në skeletin e saj por e gjen fuqinë që të rindërtohet.

E çka është vëllazëri? Vëllau i mirë të ndihmon në çdo moment, kur lëkundet kjo kullë lëkunden edhe njerëzit dhe bien poshtë, shpërndahen të kërkojnë hisen e tyre por këtë herë kërkojnë të veten , duke haruar që kulla është e të gjithëve, duke haruar që kulla është e ndërtuar nga gjaku i të gjithëve dhe çdo kush e posedon hisen e barabartë ,sepse ky është vëllazërimi…

Por dora që zgjatet kur rrëzohemi, është ajo që neve në të vërtetë na mban gjallë ; po ku është ajo dorë sot ? Kjo dorë sot mbulon dritën e diellit, që ndriçon shumë pak për ne. Diellin që na ndriçon shumë pak në kto ditë shumë të ftohta për neve. Ndodhemi afër një hijeje të rrezikshme, e cila po na mbuloi , nuk do të mundemi  më që të shohim dritën me sy dhe do të dënohemi me errësirë të përjetshme..

Sot vet jemi zot të vendit, edhe malet edhe fushat po vajtojnë , me zë të lartë, zërri dëgjohet dhe përhapet me një jehonë të madhe, shqiponja fluturon  dhe  e përcjellë atë shumë larg , por nuk arrin në vendin e duhur  sepse i ngrati flen në errësirën e mbuluar ku nuk bie drita e paktë e diellit që t’ë zgjohet…

Në qoftë se nyjen  që kemi në fyt sot nuk duam ta zgjidhim, nesër kjo nyje ka në fyt me na u lidhë ,andaj mos të luajmë me kohën se ajo është e rrezikshme dhe nuk kthehet mbrapsht …

Funda Ibraimi
Gjimnazi Kiril Pejçinoviç
Tetovë

 

Exit mobile version