Site icon PORTALB

Kina e kufizoi WhatsApp, në territorin e saj

WhatsApp dhe Facebook

Qeveria kineze e kufizoi përdorimin e aplikimit për shkëmbim të porosive në WhatsApp, me qëllim të përforcimit të sigurisë para Kongresit të Partisë Komuniste e Kinës, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.

Përdoruesit në Kinë këtë javë veçse po ballafaqohen me probleme në shfrytëzimin e këtij aplikimi.

WhatsApp është prodhim i facebook-ut, i cili është i kapshëm në Kinën kontinentale, por edhe në disa pjesë të caktuara në rripin bregdetar.

“Periudha para Kongresit zakonisht është koha e kufizimeve më të mëdha nga çfarëdo lloji, me qëllim që të garantohet se Kongresi i partisë do të mbahet në kushte shoqërore ideale dhe nuk do të prishet paqja”, deklaroi për Bi-Bi-Si Robert Lorens Kan, këshilltar shumëvjeçar i më shumë korporatave udhëheq[se multinacionale.

WhatsApp refuzoi ta komentojë këtë rast.

Exit mobile version