Site icon PORTALB

Mijallkov kërkon nga Gjykata t’i kthehet pasaporta, duke përmendur rastin e Zaevit

Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov

Ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov nëpërmjet mbrojtësit të tij Lupço Shvërgovski ka dorëzuar kërkesë te Gjykata Penale me të cilën kërkon që t’i kthehet pasaporta, që iu mor si i akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa”, njofton Portalb.mk.

Siç shpjegoi avokati i tij, ata në kërkesë kanë ftuar në praktikë gjyqësore, duke kujtuar rastin kur Zoran Zaevit iu kthye pasaporta që iu mor sepse ishte i akuzuar në rastin “Puç”.

Avokati gjithashtu shtoi se edhe pas 20 ditëve nga kërkesa e dorëzuar Gjykata Penale akoma nuk ka dhënë përgjigje. Përveç Mijallkovit i cili kërkoi t’i kthehet pasaporta, kanë kërkuar edhe katër të tjerë të akuzuar në lëndët e PSP-së, mes të cilëve edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Prokurorja Lençe Ristovska theksoi se ata kanë dhënë mendim negativ pas këtyre kërkesave sepse sipas saj, asnjë rrethanë nuk është ndryshuar që t’u kthehen pasaportat.

Exit mobile version