Analistët: Arrestimet në Kosovë, arrogancë tradicionale e politikës zyrtare të Serbisë

Arrestimet në Kosovë janë pjesë e fushatës zgjedhore në Serbi, por edhe pjesë e  arrogancës tradicionale që ka politika zyrtare e Serbisë, kështu e vlerëson arrestimin e dy policëve kufitar të Kosovës nga ana e xhandarmerisë serbe analisti politik, Albert Musliu.

‘Nuk kuptoj indiferencën  që kanë shqiptarët ndaj këtij incidenti të rëndë, shqiptarët sot kanë dy ministra të punëve të brendshme dhe një zëvendës ministër, ndërsa reagimi ishte sikur të kishte ndodhur ndonjë incident i vogël, i parëndësishëm.  Ky akt jo-civilizues ka irrituar çdo shqiptar në Ballkan, më ka irrituar mua personalisht tej mase, dhe reagimi ndaj një eksponenti nga partia e Millosheviçit, siç është ministri aktual Daçiç, është i pamjaftueshëm. Nuk duhet ti lejohet ai që për interesa të lidhura me zgjedhjet  paralamentare në Serbi, të luaj me dinjitetin shqiptar’ deklaroi për Portalb, analisti politik Albert Musliu.

Arrestimet janë gjithashtu edhe moment mosgatishmëri e institucioneve të Kosovës, që lejuan të ndodh kjo,  thotë Musliu duke shtuar se Kosova, si shtet i ri duhet të ndërtoj një strategji të përbashkët me Shqipërinë, dhe të dërgoj notë proteste deri në OKB, Bashkimin Evropian dhe deri te ndërmjetësuesit në bisedimet Kosovë-Serbi. 

Analisti i çështjeve të sigurisë, Stevo Pendarovski vlerëson se situata e krijuar me arrestimet është thjeshtë e ndërlidhur me situatën post arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, ku sipas tij asnjëra palë nuk doli fituese.

‘Dy palët dëshirojnë ti tregojnë elektoratit të vet, se edhe pas marrëveshjes  e kanë situatën nën kontroll. Qeveria e Thaçit me arrestimet e zyrtarëve  serb në Kosovë deshi të tregojë se edhe me fusnotë Kosova është shtet dhe se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.  Ndërsa arrestimi i dy policëve kosovarë, është rezultat i politikës së vjetër të Millosheviçit që e vazhdon tani Daçiç, me qëllim të konsolidimit të partisë së tij dhe ushqimin me diçka spektakolare të elktoratit të tij, për nevojat e zgjedhjeve parlamentare.  Mos harroni se rejtingu i të gjitha partive  në Serbi bie, ndërsa i partisë Socialiste është rritur për 2 për qind.  Dhe me këtë aksion Daçiç dëshiron të bëhet forca e tretë politike në Serbi’ thotë Pendarovski.

Pas zgjedhjeve në Serbi gjithçka do të kthehet në normalitet,  deklaroi për Portalb analisti Stevo Pendarovski.

Fotoja me dy policët e arrestuar kosovarë shkaktoi indinjatë në opinionin shqiptar, ndërsa pas kërkesës së autoriteteve kosovare për lirimin e tyre, policët e arrestuar sot janë liruar dhe u janë dorëzuar misionit evropian EULEX. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button