Site icon PORTALB

Kinë: Lufta në gadishullin korean nuk do të ketë fitues

Kina ka thënë të martën se lufta në gadishullin korean nuk do të ketë fitues, përcjell REL.

Kjo deklaratë erdhi pasi ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dekaruar luftë Koresë së Veriut, dhe se Phenjani ka rezervuar të drejtën për të marrë masa.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm kinez, Lu Kang, ka thënë në Pekin se politikanët e SHBA-së dhe Koresë së Veriut mund ta kuptojnë se përdorimi i mjeteve ushtarake, kurrë nuk do të jetë një rrugë e qëndrueshme.

Kina po ashtu nuk ka miratuar eskalimin e luftës me fjalë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, ka thënë Lu në një takim informues në Pekin.

Exit mobile version