Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm e ka goditur Fixhin

Tërmet

Tërmet

 Tërmet me intensitet prej 6,5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në rajonin e Fixhit, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.

Tërmeti ishte në thellësi të madhe prej 104 kilometrave nën fundin e Oqeanit të Qetë, me epiqendër në 824 kilometra në jug të kryeqytetit të Fixhit, Suva.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima ose dëme materiale dhe nuk është dhënë paralajmërim as për paraqitje të mundshme të cunamit.

Exit mobile version