Johanna Quaas di Halle është 86 vjeçe dhe jeton në Saksoni. Me gjithë moshën shumë të thyer, ajo është ende në formë të shkëlqyer fizike, madje është një kampione e vërtetë në gjimnastikë, sidomos në paralele. Me rastin e Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike, që mbahet çdo vit në Kotbus, në Gjermani, ajo mori vlerësimet dhe duartrokitjet më të mëdha.
E moshuara merret me gjimnastikë prej dhjetëra e dhjetëra vjetësh, që kur ishte një vajzë e vogël, ndërsa në kampionatet që zhvillohen në Gjermani për moshën e thyer ajo ka arritur të marrë 11 medalje.
Për momentin, ish-mësuesja e edukimit fizik ka vendosur të tërhiqet mënjanë, “për t’ia lënë vendin edhe të tjerëve”, shprehet ajo, “pastaj, të konkurrosh me 70-vjeçarë nuk është ndonjë dëfrim dhe aq i madh”, vijon më tej gjimnastja.
Nëse në sportin për profesionistë, edhe kur bëhesh 30 vjeç quhesh “e moshuar”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Johanën. Videoja e pjesëmarrjes se saj në kampionatin fundit të gjimnastikës ritmike në Gjermani ka marrë miliona klikime në internet, duke e bërë 86-vjeçaren një protagoniste të vërtetë.
Marrë nga: Gazeta Shqip